VUÇAJ
Laçi beson në kualifikim
5 July, 2014 @16:46
Mesfushori i laçjanëve, Erjon Vuçaj, që ka ndjekur ndeshjen e parë të ekipit të tij nga tribunat e stadiumit Arena të Celjes, ndërmjet Ruadrit dhe Laçit, është shprehur se puna për kualifikim të ekipit shqiptar - ende nuk ka përfunduar.
Vuçaj që vuante nga suspendimi me karton të kuq nga Europa League në stinorin e kaluar, ka pushuar në ndeshjen e parë dhe tani pritet që t’i ndihmojë bashkëlojtarëve të tij në ndeshjen e kthimit që luhet në Laç.
“Kemi barazuar jashtë dhe goli si mysafir vlen shumë. Edhe pjesën e parë ishim në presion të madh, besoj që shokët e skuadrës kanë arritur të tregohen në pjesë të dytë, kur edhe do të mund të fitonim. Një penallti dhe një gol i mohuar nuk janë pak. Kemi besim që do të fitojmë ndeshjen e dytë dhe duhet të kemi kujdes për gjithçka,” ka thënë Vuçaj 23 vjeç, për Sport Ekspres sot, transmeton faqja zyrtare e bardhezinjëve.
Laçi përkundër se i nënvlerësuar nga bastoret, por edhe nga vetë ekipi slloven, ka arritur që në fund të ndeshjes të barazojë 1-1 në ndeshjen e parë kualifikuese për Europa League dhe në ndeshjen e kthimit që luhet të enjten e radhës - pret fitore për të kaluar në raundin e dytë kualifikues.
Laçjanët kishin dëshpëruar në stinorin e kaluar kur ishin mposhtur nga ekipi amator i Luksemburgut, Differdange, në të dyja ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Europa League.