Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NË MIQËSOREN E PARË PËR SYLVINHON

Laçi e Muçi shënojnë, Shqipëria mposht Bullgarinë në miqësore

Laçi e Muçi shënojnë, Shqipëria mposht Bullgarinë në miqësore


17 October, 2023 @19:58

Nga një gol në fund të pjesëve ka mjaftuar që Shqipëria të dalë fituese në miqësore ndaj Bullgarisë sonte në Arenën Kombëtare. Në miqësoren e parë për trajnerin Syvinho prej se mori detyrën e selektorit të Shqipërisë, kuqezinjtë nuk kanë zhgënjyer rreth 10 mijë tifozë të mbledhur në stadium, për të mposhtur kundërshtarin që s’është në krizë të madhe të rezultateve, ndërsa po drejtohet nga serbi Mladen Krstajic.

Qazim Laçi i dha avantazhin Shqipërisë, kur pas një rasti të mirë të krijuar nga Mario Mitaj dhe krosimit që shkaktoi tollovi në zonë, Laçi është gjendur pranë portës për të shënuar për epërsi (41’). Në pjesë të dytë, Arbnor Muja, Fred Veseli u inkuadruan, ndërsa më pas Marvin Çuni e Klaus Gjasula, e krejt në fund edhe Ylber Ramadani, ndërsa Shqipëria gjeti golin e dytë me Erenst Muçin që me një goditje precize nga largësia, siguroi fitoren (81’) 2-0.

 


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria