Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DY MIQËSORET E SHPEJTA

Shqipëria U17 mposht edhe sot Kosovën U17

Shqipëria U17 mposht edhe sot Kosovën U17


16 October, 2023 @15:30

Shqipëria U17 ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Ksoovës U17 të luajtur sot paradite në Kukës. Në krahasim prej dje, Shqipëria U17 ka mposhtur sot edhe më thellë Kosovën U17, duke fituar ndeshjen 3-1. Xheto Joi Nuredini (5’) ka shënuar një, ndërsa dy të tjera i dha Matias Gici (20’, 37’) në fitore.

Golat e Shqipërisë U17 erdhën në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë Kosova U17 shënoi për përfundimtaren përmes Maksutajt (76’) për 3-1. Në ndeshjen e djeshme, Shqipëria U17 ngadhënjeu 2-1 ndaj Kosovës U17.

Njoftimi i FFK-së pas ndeshjes (FFK)—Kombëtarja e Kosovës U-17 e ka zhvilluar sot miqësoren e dytë kundër Kombëtares së Shqipërisë, të së njëjtës grupmoshë. Ndeshja e zhvilluar në “Kukës Arena” ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve, me rezultat 3:1. Gjithçka rreth fituesit të këtij takimi u vendos në pjesën e parë, kur vendasit shënuan tre gola. Xheto Joi Nuredini realizoi në minutën e 5-të, derisa më pas Matias Gici, shënoi dy gola në minutat 20-të dhe 37-të për të shkuar në pushim me epërsi prej tre golash. Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Arbnor Morinës u angazhuan maksimalisht për të ndryshuar epilogun e lojës, por arritën të shënojnë vetëm një gol dhe atë në minutën e 76-të përmes Leandro Maksutajt. Këto dy miqësore i shërbyen përzgjedhësit Morina dhe stafit të tij për ta përgatitur sa më mirë ekipin për ndeshjet kualifikuese të Evropianit, të cilat do të zhvillohen në muajin e ardhshëm. Kosova bën pjesë në Grupin e 9-të, ku janë të përfshira edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria