LAÇ
Laçi mposhtet nga ukrainasit
17 July, 2014 @19:10
Skuadra laçjane është mposhtur keq në shtëpi sot në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues të Europa League.
Ekipi ukrainas është treguar i fortë në fund karshi kurbinasve që u mposhtën me rezultat të thellë si vendas, 0-3.
Autogoli i Arjan Shetës në pjesë të parë, i ka dhënë epërsinë mysafirëve, derisa Zorya në pjesë të dytë me golin e serbit, Zeljko Ljubenovic, ka avancuar në 0-2. Në fund, Yannick Boli, me një solo akcion ka shënuar për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 0-3.
Ekipi laçjan ka pasur raste të mira në pjesë të parë, por goli nuk erdhi assesi - e më pas, rezultati përfundimtar - dihet.
Tashmë, ndeshja e dytë në Ukrainë, pritet të jetë për turizëm, pasi që vështirë që do të mund të arrihet një minus prej 3 golash atje karshi Zoryas.
Laçi, për herë të parë në histori të klubit ka arritur të dalë në fazën e dytë kualifikuese të Europa League, pasi që kishte eliminuar Rudar Velenjen e Sllovenisë në raundin e parë.