GJERMANI
Dortmund merr talentin e kombëtares gjermane
17 July, 2014 @15:11
Nënkampionja e Gjermanisë, Borussia Dortmund, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e talentuar të Freiburgut, Matthias Ginter.
Ginter 20 vjeçar ka fituar titullin e Botës me Gjermaninë në Botërorin e posapërfunduar, ndërsa nuk ka regjistruar ndonjë paraqitje në fushë nën drejtimin e Joachim Lowit aty.
Mediat gjermane raportojnë për një shumë prej 8 milionë eurove të paguar nga Dortmund për Ginterin, edhe pse klubi nuk ka dhënë detaje për këtë gjë.
Ginter është zgjedhur dy herë lojtari më i mirë i Gjermanisë në grupmposhat e vitit 2012 dhe 2013.