INTER 5-0 SALERNITANA

Lautaro 3, Dzeko 2 = Interi lider
4 March, 2022 @23:35
Inter ka rimarrë kreun e Serie A-së, duke shënuar fitore të thellë ndaj Salernitanas sonte, 5-0 [Lautaro Martinez 22, 40, 56, Edin Dzeko 64, 69].
Dzeko ka asistuar në golin e tretë të Lautaros, ndërsa Nicolo Barella ka asistuar në dy golat e parë të ndeshjes, ku edhe përforcimi i janarit Robin Gosens shtoi emrin te asistuesit.
Salernitana e fundit në renditje, e pashpresë ndaj kandidatit për titull kampioni, derisa mbrojtësi i Shqipërisë Frederic Veseli as që u përdor nga trajneri Davide Nicola, duke qëndruar përgjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë.
Me fitore, Inter ka një pikë më shumë se Napoli dhe Milan, që kanë pikë të njëjta (57) dhe janë të renditur në pozitat dy dhe tre.