CANA
Lëndohet kapiteni
29 September, 2015 @19:59
Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u lëndua pak më parë në përballjen që ekipi i tij, Nantes, po e luan aktualisht ndaj Lille-it.
Pritet të kuptohet se sa do të jetë serioz lëndimi i Canës, derisa ai u largua në minutën e 57-të nga ndeshja në fjalë.
Nantesi ka shënuar fitoren e parë pas katër përballjeve të fundit sonte, derisa mesfushori këmbëshpejtë i kombëtares, Ermir Lenjani ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë.