ALKOOLI
Juventus suspendon Caceresin, shkak Ferrari
29 September, 2015 @18:05
Juventus ka bërë të ditur se ka suspenduar mbrojtësin e saj uruguajan, Martin Caceres, i cili ka shkaktuar aksident trafiku me Ferrarin e tij, ndërsa është vërejtur se ka kaluar edhe normën e lejuar të alkoolit.
Caceresit përndryshe i është konfiskuar leja e ngasjes për 180 ditë dhe është gjobitur me 1 mijë euro për aksidentin.
“Për shkak të dëmtimit të imazhit të skuadrës, Juventus ka aplikuar masa ndëshkimi për lojtarin në fjalë duke e gjobitur me rrogë dhe duke e larguar përkohësisht nga ekipi i parë,” ka shkruar njoftimi i ekipit Bianconer.
Juventus përndryshe nuk ka startuar mirë stinorin në Serie A, duke regjistruar një fitore të vetme në 6 xhirot e para të kampionatit dhe aktualisht ka 10 pikë më pak se lideri, Fiorentina.