GRUPI H
Udhëtojnë për pikë
29 September, 2015 @8:27
Kampioni i Shqipërisë po vazhdon aventurën në Europa League, derisa këtë të enjte (19:00) do të përballet me Lokomotivën e Moskës, që është kundërshtari më i vështirë i Grupit H.
Skënderbeu shpreson në një pikë në këtë përballje, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Besiktasi në Elbasan Arena.
Mediat shqiptare kanë shkruar se kreu i klubit korçar u ka premtuar premi prej 100 mijë eurove lojtarëve në rast të sigurimit të një pike në Rusinë e ftohtë.