PARA NDESHJES
Markovic, mungon ndaj Shqipërisë
28 September, 2015 @23:41
Mesfushori i ri serb që kaloi këtë stinor nga Liverpool te Fenerbahçe, Lazar Markovic, është lënduar në derbin e djeshëm turk ndërmjet Besiktasit dhe Fenerbahçes dhe pritet t’i mungojë Serbisë në ndeshje ndaj Shqipërisë.
Për Markovicin janë parashikuar 3 javë stërvitje të lehta për tu këndellur, shkruajnë mediat turke sot, derisa ai tashmë pritet të mungojë në përballjen në Elbasan Arena ku Shqipëria luan ndeshjen e fundit si vendas në kuadër të Grupit I kualifikues për EURO 2016 ndaj Serbisë.
Shqipëria ndeshet me Serbinë më 8 tetor.