Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C: POLONIA - ARABIA SAUDITE

Lewa më në fund shënon, Polonia fiton falë Szczesnyt

Lewa më në fund shënon, Polonia fiton falë Szczesnyt


26 November, 2022 @16:17

Polonia ka arritur fitoren e parë në Kampionatin Botëror të Katarit, ndërsa ylli i ndeshjes ka qenë portieri i polakëve Wojciech Szczesny, që ka mbrojtur penalltinë e Salem Al Dawsarit si dhe topin e dëbuar nga një lojtar tjetër arab!

Kjo bëri që Polonia të ecë tutje në pjesë të dytë duke u mbrojtur dhe duke tentuar me kundërsulme. Ishte Piotr Zielinski që i dha epërsinë polakëve 6 minuta para fundit të pjesës së parë, pasi që Robert Lewandowski humbi një rast ideal para portës së Mohammed Al Owais.

Poland

Lewandowski në një kundërsulm të polakëve, qëlloi edhe shtyllën e arabëve para se të shënonte golin e tij të parë në histori të Botërorëve, kur shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes arabe për të festuar në lot golin — që ishte i pari i tij në histori të Botërorëve dhe pasi që dështoi nga penalltia në ndeshjen e kaluar dhe Polonia s’mposhti Meksikën! Polonia 2-0 Arabia Saudite [Piotr Zielinski 39, Robert Lewandowski 82].

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

Arabët e Herve Renardit kanë qenë përndryshe të shkëlqyer, raste të shumta por kësaj radhe nuk punoi faktori fat te Arabia Saudite që nuk arriti të shënonte, as penalltinë. Në fund arabët me gjasa reale duhet të bëjnë gjithcka ndaj Meksikës në ndeshjen e fundit, derisa Polonia do të kërkojë kualifikimin në duel ndaj Argjentinës. 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori