UEFA FUTSAL CUP
Liburni debuton me fitore bindëse në UEFA Futsal Cup
23 August, 2017 @19:30
Në takimin debutues në garat evropiane, kampioni në fuqi i Kosovës, Liburni nga Gjakova, ka shënuar fitore me rezultat 7-3 ndaj skuadrës FK Vytis nga Lituania.
Gjakovarët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, ndërsa epërsia fillestare erdhi që në sekondën e 23’, moment në të cilin Nexhip Selimi shënoi për 1-0.
Më pas, më mbrojtje të ngjeshur e sulm efikas, Liburni e mbylli pjesën e parë me epërsi 3-1.
Në vazhdim të ndeshjes, Liburni aplikoi mbrojtje tejet të fortë përkundër trysnisë së lituanezëve e në anën tjetër arriti sukses përmes kundërsulmeve të shpejta. Kjo bëri që rezultati përfundimtar i ndeshjes të ishte 7-3, derisa golashënuesit e Liburnit sot ishin Nexhip Selimi, Ramadan Alaj, Halim Selmanaj (3), Azem Brahimi dhe Malush Qerimi.
Takimin e dytë në kuadër të parakualifikimeve në UEFA Futsal Cup Liburni e luan nesër ndaj skuadrës Titograd nga Mali i Zi me fillim nga ora 18:00.