PAS SHQYRTIMIT
Vëllaznimi €800, Drita €1000 gjobë
23 August, 2017 @16:04
Komisioni Disiplinor (KD) i FFK-së pasi që ka shqyrtuar procedurat e inicuara dje nga Komesari i Garave ka marrë këto vendime, pas ndeshjeve të xhiros së parë të Superligës.
-Ardian Çavolli (KF Flamurtari) dënohet me 3 ndeshje moslojë;
-KF Vëllaznimi dënohet me 800 euro;
-KF Drita dënohet me 1 mijë euro;
Sa i përket pikave tjera, për trajnerin e Vëllaznimit Ismet Munishi është kërkuar deklaratë plotësuese, ndërsa për gjyqtarët Burim Jahmurataj dhe Gramoz Shala rasti i është përcjellur Komisionit për Gjyqtarë të futbollit.