TELASHE TE KORÇARËT
Jashanica në dyshim ndaj Dinamos
23 August, 2017 @8:21
Qendërmbrojtësi kosovar i Skënderbeut, Bajram Jashanica, është lënduar në stërvitjen e fundit të ekipit të tij, të martën, kanë bërë të ditur ditoret tiranase sot.
Jashanica 26 vjeç është startues i rregullt te ekipi korçar, ndërsa ka lënë stërvitjen e djeshme përgjysmë. Data e kthimit të tij nuk është bërë e ditur ende, derisa trajneri Ilir Daja, duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij, nëse lojtari nuk arrin të shërohet plotësisht për duelin ndaj Dinamos, të enjten në Elbasan.