LIGA E KAMPIONËVE TË FEMRAVE
Hajvalia mposhtet nga MTK
22 August, 2017 @22:01
Në kuadër të grupit të tetë kualifikues të Ligës së Kampionëve të femrave, KFF Hajvalia është mposhtur nga MTK Hungaria në Budapesht sot me rezultat 2-0.
Golat e hungarezeve kanë ardhur në pjesë të dytë të ndeshjes, kur Szabo (60’) dhe Mery (83’) shënuan për fitoren e ekipit vendas.
Në duelin tjetër të grupit 8, Biik Kazygurt mposhti Sporting Lisbonën 2-1.
Të premten, KFF Hajvalia luan ndaj Biik Kazygurtit duelin që nis në ora 17:00.
KFF HAJVALIA, Formacioni:
KFF HAJVALIA: Audrey Baldwin (portiere), Arbenita Curraj, Donjeta Haxha, Qëndresa Bajra, Feride Kastrati, Zelfie Bajramaj (Kapitene), Blerina Musa, Arta Rama, Ugne Smitaite, Qëndresa Krasniqi, Endrina Elezaj. REZERVISTE: Diellza Musa (portiere), Rabie Tota, Blerta Shala, Antigona Behluli, Ambra Gjergji, Donjeta Halilaj dhe Antigona Miftari. TRAJNER: Emin Bajrami |