REAL MADRID
Refuzohet kërkesa për uljen e dënimit të Cristianos
22 August, 2017 @20:46
Real Madrid ka parë të refuzuar kërkesën për uljen e dënimit të Cristiano Ronaldos, të shqiptuar nga Federata e Futbollit të Spanjës, pasi që ai shtyu referin në Superkupën e Spanjës.
Cristiano Ronaldo është dënuar me 5 ndeshje moslojë dhe vendimi do të mbetet ende në fuqi, pasi që Gjyqi Sportiv i Spanjës, hodhi poshtë lutjen madrilene.