NGA FFK-ja
Vëllaznimi e Drita në disiplinore
22 August, 2017 @16:07
Komisari i Garave të Superligës duke regjistruar ndeshjet e xhiros së parë të Superligës, ka inicuar edhe procedurë displinore për të poshtëshënuarit si vijon:
1. Ndaj lojtarit të KF “Flamurtari” Adrian Çavolli me nr lic 17 dhe nr ID-159996450108 (motivi – ofendim me fjalor banal në gjyqtarin kryesor K. Vula në ndeshjen KF Trepça ‘89 – Flamurtari, e zhvilluar në Mitrovicë me datë 18.08.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2. Ndaj KF “Vëllaznimi” (motivi – ndezja dhe hedhja e flakadanëve në minutat 47’, 58’, 73’ dhe 93’ si dhe hedhja e një kanaçe birrë në drejtim të gjyqtarit anësor M. Berisha në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Liria, e zhvilluar në Gjakovë me datë 20.08.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3. Ndaj kryetrajnerit të KF “Vëllaznimi”, Ismet Munishi me nr lic me 1170780813 (motivi – për reagime jo sportive ndaj vendimeve të gjyqtarëve gjatë tërë ndeshjes sipas raporteve të zyrtarëve dhe incizimit televiziv neni 89, paragrafi 1, pika 6 e Rregullores Disiplinore në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Liria).
4. Ndaj KF “Drita“ (motivi – hedhje e gjësendeve në fushë e shisheve Pvc nga ana e shikuesve mysafirë si dhe fyerjeve të pa lejuara raciste nga ana e tyre të cilët fyen lojtarin vendas B. Khalid në ndeshjen KF Prishtina – KF Drita).
5. Ndaj gjyqtarëve të ndeshjes KF Vëllaznimi – KF Liria, Burim Jahmurataj dhe Gramoz Shala si gjyqtar i katërt (motivi – shkaku i tolerimit të sjelljeve jo sportive gjatë tërë ndeshjes të kryetrajnerit të KF Vëllaznimi, I. Munishi dhe mosveprimi i tyre në përmbushjen e detyrave të gjyqtarëve sipas incizimit televiziv neni 89, paragrafi 1, pika 6 e Rregullores Disiplinore dhe deklaratat e zyrtarëve të ndeshjes).