BATUHAN KARADENIZ
Ish-sulmuesi i Besiktasit pranë Skënderbeut
22 August, 2017 @8:22
Sulmuesi shtatëgjatë turk, Batuhan Karadeniz, pritet të bëhet sulmues i ri i Skënderbeut.
Karadeniz që mban rekordin e lojtarit më të ri që ka debutuar në Superligën turke me 16 vjet, sot si 26 vjeçar pas karrierës jo fort të lavdishme në Besiktas e Trabzon, ndërsa vitin e kaluar në St Gallen - thuhet të ketë paguar vetë dëmshpërblimin e tij për tu bërë pjesë e kampionit të shumëfishtë të Shqipërisë.
Sanliurfaolay.com ka bërë të ditur se Karadeniz ka paguar vetë dëmshpërblimin e tij në Federatën e Futbollit Turk, për ta prishur kontratën me ekipin e tij aktual, Sanliurfaspor, ndërsa ka shkruar se pritet të përfitojë 100 mijë euro në vjet te Skënderbeu.
Të njejtën e kanë transemtuar edhe mediat tiranase, por nga klubi korçar, zyrtarisht ende asgjë nuk ka.