DREJT ANTALYAS
Nasri në Superligën turke
21 August, 2017 @15:15
Edhe zyrtarisht, mesfushori i dalluar francez, Samir Nasri, është anëtar i ri i ekipit nga Mesdheu, Antalyaspor.
30 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin turk, pasi që nuk gjeti vend te Manchester City i Guardiolës.
Stinorin e kaluar Nasri luajti si huazim te Sevilla.
Ndërsa që nga viti 2012 është pjesë e Manchester Cityt, ku kishte ardhur nga Arsenal për 27.5 milionë euro.