TOTTENHAM - CHELSEA

Alonso në formë, Chelsea fiton derbin e Londrës
20 August, 2017 @19:03
Me fitoren e Chelseat është mbyllur takimi kryesor i javës së dytë në Angli.
Chelsea fitoren e arriti falë dy golave të spanjollit Alonso, në një takim ku Chelsea mori pikët e plota përkundër tentimeve të shumta të Tottenhamit për t’u larguar me pikë nga fusha. Goli i parë i mysafirëve erdhi nga një gjuajtje e lirë e Marcos Alonsos, ndërsa barazimi i vendasve erdhi afro 10 minuta para fundit, moment në të cilin Batshuayi i mysafirëve, që u inkuadrua nga banka rezervë, shënoi në portën e gabuar.
Kur u mendua se pikët do të ndaheshin, në skenë doli përsëri Alonso, i cili shënoi për 1-2 dhe i dhuroi kampionit në fuqi pikë të plota nga ky takim.
Ky rezultat bën që edhe Chelsea edhe Tottenhami t’i kenë nga 3 pikë pas 2 xhirove të zhvilluara.