CITY-EVERTON
Sterling shpëton Cityn nga humbja
21 August, 2017 @22:56
Pas vetëm dy xhirove të para në Premier Ligë, nga ekipet që synojnë kreun e tabelës me 2 fitore është vetëm Manchester United.
Kjo, pasi që sonte Manchester City dështoi ta mposht Evertonin në Etihad, duke barazuar në dhjetëminutëshin e fundit të ndeshjes me golin e shënuar nga Raheem Sterling.
Ka qenë Wayne Rooney që i dha epërsinë Evertonit me golin e 200-të të tij në Premier Ligë, duke e bërë atë njeriun e vetëm që ka arritur këtë shifër të golave të shënuara në elitën angleze, pas Alan Shearerit, që ka 260 sosh.
Mysafir special i ndeshjes ka qenë Jose Mourinho, që kishte provuar t’i ikë syve kurreshtar me një kapelë, por mediat e zunë menjëherë në ulëset e stadiumit.
Të dyja skuadrat ndeshjen e përfunduan me nga 10 lojtarë në fushë, pasi që te City për 2 minuta me 2 të verdha u përjashtua Kyle Walker (42’ dhe 44’), ndërsa te Everton, Morgan Schneiderlin (7’ dhe 88’).