EDHE NJË PORTIER
Kukësi zyrtarizon Frashërin
22 August, 2017 @9:53
Skuadra e Kukësit ka bërë një tjetër afrim në merkato. Me kampionët e Shqipërisë është bashkuar portieri Stivi Frashëri.
“Gardiani” i portës ka firmosur zyrtarisht me skuadrën e Kukësit dhe ditën e sotme do të niset drejt Ohrit për t’iu bashkuar ekipit në fazën përgatitore. 26-vjeçari i bashkohet Kukësit pas aventurave me Bylisim, Tiranën dhe Flamurtarin. Ai ishte pjesë e vlonjatëve sezonin e fundit dhe sezoni 2017-2018 do e gjejë me fanellën e Kukësit. Me afrimin e Frashërit, porta e Kukësit është “e blinduar”, ndërsa rritet edhe konkurrenca.
Frashëri në prononcimin e tij të parë si lojtar i Kukësit, shprehet mjaft i kënaqur për afrimin me kampionët.
“Jam shumë i kënaqur që arrita të mbyll marrëveshjen me Kukësin dhe që nga dita e sotme jam zyrtarisht futbollist i këtij ekipi. Kënaqësia është më e madhe kur e di se po afrohesh te një ekip që synon gjithmonë fitimin e trofeve dhe i ka objektivat e qarta. Unë do të jap maksimumin për këtë ekip dhe sa herë të më jepet mundësa do të tregoj veten time. Koliçi? Portier shumë i mirë dhe djalë i shkëlqyer. Vitet e fundit është rritur shumë dhe ka pasur kontribut të madh te fitimi i titullit. Do të jetë mirë të punoj me të, por edhe me portierët e tjerë që ka Kukësi. E përsëris edhe njëherë që është kënaqësi e madhe që iu bashkova kampionëve,” – ka thënë Stivi Frashëri për sajtin e klubti të verilindorëve.