ME VIDEO INÇIZIME
Liria ndihet e dëmtuar, kërkon kujdes nga gjyqtarët
22 August, 2017 @21:40
Skuadra e Lirisë u mposht në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Kosovës nga Vëllaznimi në Gjakovë, 1-0.
Ndërsa sot ka botuar një video ku shihen gabimet e referëve në raste ndaj Meriton Korenicës e Gavazajt.
“Shpresojmë që këto gabime të gjyqtarëve të mos kenë qenë të qëllimshme dhe njëkohësisht ftojmë gjyqtarët që të jenë më të kujdesshëm në vazhdim të kampionatit,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i klubit bardhezi nga Prizreni sot, shoqëruar me video.