BARTET VLLAZNIA
Vllaznia vendase në Gjilan
22 August, 2017 @23:16
Skuadra debutuese në Superligë, Vllaznia e Pozharanit, do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas në stadiumin e qytetit të Gjilanit, ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ekipit në fjalë në Facebook.
“Klubi ynë për shkak të kushteve dhe punimeve që do të fillojnë shpejt në stadiumin tonë, ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në stadiumin e qytetit në Gjilan,” ka bërë të ditur ekipi i Vllaznisë.
Dueli i parë si vendas për Vllazninë në Superligë do të zhvillohet këtë të premte më 25 gusht në Gjilan, ndaj Llapit.
Në xhiron e parë, Vllaznia u mposht nga ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli, 1-0.