Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I FFK

Licensohen vetëm ato që siguruan Evropën

Foto: FCBallkani/fb

Licensohen vetëm ato që siguruan Evropën


25 May, 2022 @11:26

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se cilat skuadra janë licensuar për gara evropiane këtë verë, që për gara evropiane përfshin stinorin 2022/23.

Pa ndonjë befasi, të gjitha skuadrat që kanë siguruar daljen në gara evropiane kanë kryer punë dhe janë licensuar, ndërsa FFK ka bërë të ditur edhe skuadrat tjera që kanë aplikuar, por nuk janë licensuar.

“Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht, Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e këtyre klubeve të Superligës së meshkujve, për garat e UEFA-s për edicionin 2022/23:

KF Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Llapi,”
- ka shkruar njoftimi i FFK-së, botuar pak më parë.

Në anën tjetër, kriteret nuk i kanë përmbushur dhe nuk janë licensuar: Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica!

“Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nga Superliga e meshkujve nuk janë licencuar FC Prishtina, KF Dukagjini, FC Malisheva dhe KF Drenica. Klubet e palicensuara, kanë afat ankese sipas rregullores së UEFA-s për licensimin e klubeve për garat evropiane,” - përfundon njoftimi i Federatës.

Përndryshe, nga ekipet e licensuara kampioni Ballkani do të merr pjesë në kualifikime për Ligë të Kampionëve, ndërsa të tjerat do të garojnë në kualifikime për Ligë të Konferencës


 
Të gjitha lajmet nga