VENDOS NJË GOL
Lideri bie në Vlorë
13 December, 2014 @19:39
Skuadra vlonjate, Flamurtari, ka arritur të mposht sot liderin e Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Partizanin.
Në derbin e zhvilluar në Vlorë, kuqezinjtë kanë arritur t’i mposhtin tiranasit me rezultat minimal, golin vendimtar që e shënoi Ardit Shehaj.
Për Shehajn, ky ka qenë goli i parë i stinoirit, derisa ka ardhur në momentin më të rëndësishëm për trajnerin e ri të Flamurtarit, Ernestino Ramella.
Me fitore, Flamurtari (22) është ngritur në pozitën e pestë të tabelës, derisa Partizani (33) mbetet lider përsëri, pasi që Skënderbeu (30) në derbin tjetër u mposht nga Tirana (32) 2-0.