OLYMPIASTADION
Goditen nga ish lojtari i tyre
13 December, 2014 @17:37
Një ish lojtar i Borussia Dortmundit i ka dhënë fund shpresave të ekipit të tij të dikurshëm për këndellje.
Julian Schieber, sulmuesi aktual i Hertha Berlinit, ka shënuar një gol pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë e takimit - gol ky që ka qenë i rëndësishëm për tre pikët e radhës për ekipin e kryeqytetit gjerman, që nuk kishte shënuar fitore në dy ndeshjet e kaluara në ligë.
Me këtë fitore berlinezët kanë dalë nga pjesa e poshtme e tabelës në pozitën 12, derisa ai i Kloppit është rikthyer në zonën e rrezikshme të tabelës.