TOP SHËNUESIT
Gignac ironizon me Ibrën
12 December, 2014 @16:22
Sulmuesi i përfaqësueses françeze dhe i Olympique Marseille-it, Andre Pierre Gignac, ka ironizuar me pyetjen e një gazetari lidhur me konkurrencën që do t’ia bëj atij sulmuesi suedez i Paris St Germainit, Zlatan Ibrahimovic, për golashënuesin më të mirë të Ligue 1.
“I madhi (Ibrahimovic) po kthehet, mirëpo unë nuk zhgënjej, ai tashmë është i ‘vdekur’ në këtë garë,” është cituar të ketë thënë duke qeshur Gignac, transmeton faqja zyrtare e klubit marsejez.
Gignac, që ka shënuar 12 gola pas 17 xhirove në Ligue 1, konsiderohet si njëri ndër sulmuesit më në formë të ligës dhe që po e mban Olympique Marseille-in në krye të tabelës.
Ai ka vetëm një gol më pak se Alex Lacazette i Olympique Lyonit, që gjindet në pozitën e parë të golashënuesve me 13 gola të shënuara.
I rikthyeri Zlatan Ibrahimovic, deri më tani ka shënuar 8 gola në Ligue 1. Ibra këto 8 gola i ka shënuar në 9 paraqitje me Paris St Germainin, pasi që në ndeshjet tjera ka munguar.