EVERTON
Vazhdojnë me Eto’on
12 December, 2014 @15:56
Skudra nga Liverpooli, Everton, është duke negociuar me sulmuesin e saj Samuel Eto’o për vazhdim kontrate.
Kamerunasi i cili erdhi si lojtar i lirë te Evertoni në verë ka pasur në kontratën e tij klauzolë, që aktivizohet nëse ai i luan 15 ndeshje për ekipin.
E Everton ka shprehur interesim që t’ia vazhdojë kontratën futbollistit në fjalë, pasi që ai ka treguar se përkundër moshës mund të jep ende kontributin e tij për ekipin e udhëhequr nga Roberto Martinez.
Eto’o 33 vjeç, ka shënuar 4 gola dhe ka regjistruar 2 asistime në 14 paraqitje me Evertonin në të gjitha garat: Premier League, Europa League dhe League Cup.
Gjendja e Evertonit në Premier League