GRUPI A
Xhaka eliminon Kukelin
11 December, 2014 @21:46
Në duelin e lojtarëve shqiptarë, të ekipeve, Borussia Monchengladbach dhe Zurich, ka shënuar fitore ekipi gjerman me rezultat të thellë 3-0.
Granit Xhaka ka qenë gjatë gjithë ndeshjes prezent te ekipi i tij, duke asistuar edhe në golin e fundit të ekipit, derisa Burim Kukeli, që gjithashtu ka luajtur 90 minuta për zviceranët, është eliminuar.
Shqiptari tjetër i Zurichut, Armando Sadiku, nuk fitoi fare të drejtën e lojës nga trajneri Urs Meier, derisa Borussia Monchengladbach me fitore doli si lider i Grupit A.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Villareal ka mposhtur Apollonin për të qenë ekipi i dytë që del nga grupi.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT A:
1 | Borussia Monchengladbach GJER | 12 pikë | ||
2 | Villareal SPA | 11 pikë | ||
3 | Zurich ZVI | 7 pikë | ||
4 | Apollon QIP | 3 pikë |