GRUPI F
Qarabag i Agollit eliminohet çuditërisht! Dnipro kalon
11 December, 2014 @21:24
Dyshja shqiptare që luan për Qarabagun e Azerbejxhanit, Ansi Agolli dhe Admir Teli, nuk kanë arritur që me ekipin e tyre sonte të mposhtin Interin për t’iu bashkangjitur italinëve në pranverën europiane.
Edhe pse Qarabag shënoi një gol në fund të takimit, referi i ndeshjes çuditërisht e anuloi atë, duke ia mohuar kualifikimin azerëve.
E befasia ndodhi në ndeshjen tjetër të grupit, ku Dnipro mposhti dhe eliminoi St Ettienin e Francës. Me një gol të vetëm të shënuar nga Artem Fedetskiy, Dnipro siguroi pranverën në Europa League, bashkë me Interin nga Grupi F.
Video
Goli i anuluar i Qarabagut
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT F:
1 | Inter ITA | 12 pikë | ||
2 | Dnipro UKR | 7 pikë | ||
3 | Qarabag AZE | 6 pikë | ||
4 | St Ettiene FRA | 5 pikë |