GRUPI E
City kalon grupin e vdekjes
10 December, 2014 @22:31
Dy ndeshje që në kombinime të ndryshme i jepnin mundësi Romës, Manchester Cityt dhe CSKA Moskës për të shkuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve - në fund dërgoi kampionin e Anglisë përpara.
Kjo pasi që Manchester City kreu punën në Romë, përkundër mungesave të mëdha në skuadër si Sergio Aguero, Yaya Toure dhe Vincent Kompany.
Bashkëlojtarët e Agueros kështu ia lanë borxhin atij, që i solli thuajse i vetëm deri këtu, pasi që Samir Nasri dhe Pablo Zabaleta shënuan për fitore në Olimpico.
Ky ka qenë goli i parë i Zabaletas në Ligë të Kampionëve, derisa gëzimi te ekipi anglez ka qenë i madh.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Bayern nuk lejoi befasi ndaj CSKA Moskës, edhepse kishte siguruar kualifikimin pas 4 ndeshjeve të para, duke e mposhtur ekipin rus me rezultat 3-0.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT E:
1 | Bayern Munchen | 15 pikë | ||
2 | Manchester City | 8 pikë | ||
3 | Roma | 5 pikë | ||
4 | CSKA Moska | 5 pikë |