MËSONI KUNDËRSHTARËT
Çka mund të sjell shorti i Ligës së Kampionëve?!
10 December, 2014 @23:31
Pas përfundimit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, tashmë në pranverë, pritet të nis faza eliminatore ku u kualifikuan 16 ekipet që u treguan më të forta këtë stinor në garën elite të futbollit europian.
E kush me kë do të mund të takohet sipas rregullave të shortit mësojini mëposhtë:
Atletico Madrid (fitues i Grupit A) - mund të takohet me çdo ekip nga vendet e dyta përveç Juventusit që e ka pasur në grup.
Juventus (i dyti nga Grupi A) - mund të takohet me cilindo ekip fitues të grupit përveç Atletico Madridit që e ka pasur në grup.
Real Madrid (fitues i Grupit B) - mund të takohet me çdo ekip nga vendet e dyta përveç Baselit.
Basel (i dyti nga Grupi B) - mund të takohet me çdo ekip që ka fituar grupin, përveç Real Madridit.
Monaco (fitues i Grupit C) - Juventus, Basel, Leverkusen, Arsenal, City, Schalke dhe Shakhtar, mund të jenë kundërshtarë të nënkampionit të Francës.
Bayer Leverkusen (i dyti nga Grupi C) - Atletico Madrid, Real Madrid, Barcelona, Chelsea dhe Porto, mund të jenë kundërshtarë të Aspirinëve.
Borussia Dortmund (fitues i Grupit D) - Juventus, Basel, City, Paris dhe Shakhtar, kundërshtarët e mundshëm të ekipit të Kloppit.
Arsenal (i dyti nga Grupi D) - Përveç Chelseat dhe Borussia Dortmundit, të gjithë fituesit tjerë të grupeve.
Bayern Munchen (fitues i Grupit E) - Juventus, Basel, Arsenal, Paris dhe Shakhtar, janë kundërshtarët potencial të bavarezëve.
Manchester City (i dyti nga Grupi E) - treshja spanjolle: Atletico, Real, Barcelona dhe Dortmund e Porto janë kundërshtarët potencial të kampionit të Anglisë.
Barcelona (fituese e Grupit F) - të gjitha vendet e dyta përveç Paris St Germain, që e ka pasur në grup.
Paris St Germain (i dyti nga Grupi F) - të gjithë fituesit e grupeve, përveç Monacos e Barcelonës.
Chelsea (fitues i Grupit G) - Juventus, Basel, Leverkusen, Paris St Germain dhe Shakhtar, janë kundërshtarët potencial të Jose Mourinhos në pranverë.
Schalke (i dyti nga Grupi G) - treshja spanjolle, Monaco dhe Porto, mund t’i bien në short.
Porto (fitues i Grupit H) - të gjitha vendet e dyta, përveç Shakhtarit.
Shakhtar (i dyti nga Grupi H) - të gjithë fituesit e grupeve, përveç Portos.
Të kualifikuarit:
Fituesit e grupeve: | Vendet e dyta: | ||
Atletico Madrid SPA | Juventus ITA | ||
Real Madrid SPA | Basel ZVI | ||
Monaco FRA | Bayer Leverkusen GJER | ||
Borussia Dortmund GJER | Arsenal ANG | ||
Bayern Munchen GJER | Manchester City ANG | ||
Barcelona SPA | Paris St Germain FRA | ||
Chelsea ANG | Schalke GJER | ||
Porto POR | Shakhtar UKR |