VUSHTRRIA - VËLLAZNIMI

Lideri harron humbjen, seria ngritet në 16 fitore rresht
15 March, 2022 @22:56
Në ndeshjen hapëse të xhiros së 16 në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, Vëllaznimi e mposhti Vushtrrinë me rezultat 52-62.
Skuadra gjakovare që nga fillimi i stinorit nuk ka pësuar asnjë ndeshje dhe serinë e ngriti në 16 fitore rresht.
Vëllaznimi me 16 fitore e 0 humbje gjendet në pozitën e parë, kurse Vushtrria me 10 fitore e 6 humbje në pozitën e dytë.
Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Istogun, derisa Vushtrria përballet me New Basketin.