BRAZIL

Ligj i ri në Brazil: vetëm 1 shkarkim gjatë sezonit!
27 March, 2021 @9:38
Pushimin e kombëtareve elita e futbollit brazilian e ka shfrytëzuar për t’i ndryshuar disa ligje.
Një prej tyre që ka bërë bujë mjaft të madhe dje e sot është ligji që iu ndalon skuadrave të shkarkojnë më shumë se 1 trajner gjatë një sezoni futbollistik.
Pra, një skuadër braziliane mund ta shkarkojë vetëm 1 trajner gjatë sezonit, kurse nëse e shkarkon edhe të dytin, i dyti duhet të zëvendësohet me dikë që ka qenë punëtor i klubit të paktën 6 muajt e fundit (zakonisht ndonjë trajner i skuadrave zinxhirë).
Gjithashtu, me rregulloren e re, i njëjti trajner nuk mund të menaxhojë më shumë se dy klube të ndryshme të Serie A-së braziliane gjatë një sezoni.
Këto rregulla kanë për qëllim stabilizimin e ligës dhe tentimin që klubet të fillojnë të punojnë me plane afatgjate.
Sezoni i ri në Brazil fillon në muajin maj dhe ligjet në fjalë hyjnë në fuqi me të filluar sezoni i ri.