PARA PLAY-OFFIT
Lila stërvitet me Skënderbeun
10 August, 2015 @19:15
Ish futbollisti i Parmës, Andi Lila, ka stërvitur sot me Skënderbeun. Ai është pa ekip aktualisht dhe ka shfrytëzuar kampionin shqiptar për të mbajtur formën fizike të tij.
Mediat tiranase nuk përjashtojnë mundësinë që ai t’i ndihmojë korçarëve në Play-Off të Champions League ndaj Dinamo Zagrebit.
Në mënyrë të njejtë te Skënderbeu mbeti edhe sulmuesi i kombëtares, Hamdi Salihi.