GJUMSI ME GOL E ASIST

Foto: FCLiria/ arkiv
Liria arrin fitoren e parë të vitit 2024
27 April, 2024 @19:28
Liria ka dalë triumfuese në përballjen e sotme ndaj Fushë Kosovës në “Sami Kelmendi”, derisa ekipi i drejtuar nga Erdogan Brando ka fituar ndeshjen me rezultat 0-2 [Aldi Gjumsi 11’, Ubong Ekpai 28’].
Kjo ka qenë fitorja e parë e Lirisë si mysafir në këtë stinor, fitorja e parë e vitit 2024 dhe e dyta në total, tashmë kur ekipi ka rënë edhe matematikisht nga Superliga!
Golat e Lirisë erdhën në pjesë të parë, derisa Gjumsi po golit të bukur të shënuar, ka qenë edhe asistues në golin e Ekpait më vonë. Në anën tjetër Fushë Kosova nuk u duk ajo kërkuesja që ishte e fillimit të pjesë së dytë të stinorit dhe u pajtua disi me hubmjen.
Liria në pjesë të dytë shënoi edhe njëherë përmes Valmir Berishës, por me shikim në VAR - goli u anulua. Fitorja, bën që Liria e fundit në renditje të ketë tash 14 pikë nga 31 ndeshje, ndërsa Fushë Kosoava e parafundit, të mbetet në 20 pikë nga 31 ndeshje. “Pampurët” e drejtuar nga Burim Shala janë buzë rënies teorike nga Superliga!