LIRIA 2-1 RILINDJA 1974

Foto: FCLiria/fb
Liria i kthehet fitores, duke mposhtur Rilindjen 1974
5 November, 2022 @20:26
Pas humbjes nga Istogu në xhiron e shkuar, Liria i është kthyer fitores duke mposhtur në shtëpi ekipin e ri në Ligë të Parë, Rilindjen 1974.
Fitorja e Lirisë nuk ishte aspak e lehtë, derisa rezultatin e vendosi përvoja e Liridon Fetahajt me një predhë nga gjuajtja e lirë, për triumfin përfundimtar: Liria 2-1 Rilindja 1974 [Prins Tjiueza 19, Liridon Fetahaj 75 - Blerjon Avdimetaj 31].