ONIX 0-2 LIRIA

Liria mbyll sezonin me fitore
15 May, 2021 @18:40
Një stinor jo për tu mbajtur në mend për ekipin bardhezi nga Prizreni, por me sot e mbyllën atë duke shënuar fitore.
Liria ka arritur të shënojë fitore në Banjë të Pejës ndaj Onixit, duke i mposhtur ata 0-2.
Me këtë fitore, të dytën me radhë, pas asaj me rezultat zyrtar ndaj Vëllaznimit, Liria ka kryer stinorin në pozitën e pestë të renditjes me vetëm 8 fitore nga 27 ndeshje me 34 pikë të tubuara, derisa mbeti jashtë loje për Superligë që prej janarit të këtij viti.
Kishin nisur stinorin me Skender Shengylin trajner në krye të skuadrës, për të vazhduar pastaj me Naci Sensoyin, që u largua për të mbetur ekipi në dorë të Shengylit përsëri.