Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIRIA NGRITET NË RENDITJE

Liria mposht bindshëm Vëllaznimin

TOPSPORTI/ DS

Liria mposht bindshëm Vëllaznimin


18 February, 2023 @16:49

Liria ka hapur pranverën në Ligë të Parë Grupi A të Kosovës me fitore. Ekipi prizrenas duke dominuar pjesën më të madhe të ndeshjes ka shënuar fitore ndaj rivalit të vjetër të saj, Vëllaznimi.

Liria mposhti Vëllaznimin para rreth 2 mijë shikuesve në Përparim Thaci sot, me rezultat të thellë 3-0 [Liridon Fetahaj 18pen., Diellor Beseni 45, Qemail Elshani 53].

Një start i mirë për trajnerin Xhengis Rexhepi që po drejton Lirinë këtë stinor, ndërsa ekipi ka kërcyer në vend të dytë të renditjes tabelare me këtë fitore ndaj skuadrës mjaft të përforcuar të Vëllaznimit gjatë afatit kalimtar dimëror.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë, kur Liria shënoi golin e tretë përmes përforcimit të tyre të janarit, Qemail Elshani, kur ky i fundit shënoi me kokë pas krosimit të Astrit Berishës nga e djathta, prizrenasit humbën edhe disa mundësi të mira për të shënuar përmes kundërsulmeve. Ky ishte gol në debutim për Elshanin në kampionat me Lirinë.

Në anën tjetër Vëllaznimi në pjesë të dytë edhe pse tentoi, nuk u tregua i saktë në përfundim të aksioneve, ku tentimet e lojtarëve të drejtuar nga Arsim Gojani nuk gjenin kornizën e portës së Drilon Hodajt.

Fitorja, bën që Liria të dalë në vend të dytë të tabelës së Ligës së Parë Grupi A me 27 pikë nga 15 ndeshje, ndërsa Vëllaznimi nga po aq ndeshje është i fundit në renditje dhe me vetëm 2 pikë, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën në këtë ligë.


 
Të gjitha lajmet nga