PRIZREN
Liria teston futbollistë italian dhe uruguajan!
2 July, 2015 @14:29
Liria e Prizrenit, që u rikthye në Superligë pas dy stinorëve të kaluara në Ligë të Parë është duke kërkuar përforcime të duhura për elitën e futbollit.
Sipas njoftimit të fundit të ekipit, të botuar në faqen zyrtare të klubit, Liria po pret ardhjen e një futbollisti shqiptar, një uruguajan dhe 2 italianëve për test.
Emrat dhe pozitat e tyre nuk janë bërë të ditur, derisa është konfirmuar se lojtarët kyq të skuadrës nuk kanë kërkesë për largim nga ekipi bardhezi.
Përgatitjet për stinorin e ri pritet të nisin të hënën që vjen, derisa Liria fillon edicionin 2015/16 të Superligës në Përparim Thaçi ndaj Drenicës.