PAS ARRESTIMIT

Lirohet Agim Ademi
17 March, 2022 @13:37
Kreu i FFK-së, Agim Ademi, është liruar me procedurë të rregullt, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore, në një përgjigje dhënë për koha.net.
Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës është arrestuar mbrëmë, pas dyshimit për sulm fizik ndaj punonjësit të FFK-së, Artan Govori.
Mbetet të shihet se do të vijojnë ngjarjet lidhur me kryetarin e FFK-së, kur nuk kanë mbetur as një muaj për zgjedhjet për kryetar të FFK-së.
Deri tash, kandidaturën e kanë bërë të ditur dy persona, Agim Ademi aktual dhe Gramoz Vokrri.