MIQËSORJA

REUTERS
Lista e Deschampsit ndaj Shqipërisë
6 November, 2014 @22:25
Franca duket të jetë gati për ndeshjen miqësore me Shqipërinë që zhvillohet më 14 nëntor në stadiumin e Rennesit.
Përzgjedhësi françez dhe ish kampion i Botës në futboll, Didier Deschamps, ka përcaktuar lojtarët që do të mund të dalin në ndeshje ndaj Shqipërisë, derisa ndër mungesat më të theksuara janë ato të Mathieu Debuchy, Olivier Giroud, Laurent Koscielny, Mamadou Sakho, Jeremy Mathieu dhe Patrice Evra.
Franca do të kualifikohet direkt në EURO 2016 si organizatore e turneut, ndërsa Shqipëria është aktualisht në vend të dytë të Grupit I kualifikues për europianin në fjalë.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, do të publikojë listën anti-Francë, të shtunën në një konferencë të paralajmëruar për shtyp në zyret e FSHF-së.
FRANCA:
Portierë | Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (OM), Benoit Costil (Rennes) | ||
Mbrojtës: | Raphaël Varane (Real Madrid), Lucas Digne (PSG), Christophe Jallet (OL), Bacary Sagna (Man City), Eliaquim Mangala (Man City), Loic Perrin (ASSE), Benoit Tremoulinas (Séville), Mapou Yanga-Mbiwa (Roma). |
||
Mesfushorë: | Yohan Cabaye (PSG), Paul Pogba (Juve), Mathieu Valbuena (Dynamo Moscou), Blaise Matuidi (PSG), Josuha Guilavogui (Wolfsburg), Morgan Schneiderlin (Southampton), Moussa Sissoko (Newcastle), Dimitri Payet (OM). | ||
Sulmues: | Karim Benzema (Real Madrid), André-Pierre Gignac (OM), Antoine Griezmann (Atlético), Alexandre Lacazette (OL). |