GRUPI F

fcinter/facebook
Inter barazon me St Etiennin
6 November, 2014 @21:29
Inter nuk ka arritur të mbajë epërsinë e krijuar në Geoffroy Guichard ndaj St Etiennit sonte.
Përkundër se erdhën në epërsi pas një presioni në portën e françezëve, kur shënoi Dodo për 1-0, Neroazzurrët pësuan një gol në pjesë të dytë për përfundimtaren 1-1.
Qendërmbrojtësi Moustapha Sall ka shënuar për të barazuar rezultatin, derisa shikuar realisht grupin, për vendin e dytë do të zhvillohet një luftë e madhe ndaj tre ekipeve.
Shqiptarët pësojnë
Kjo pasi që Dnipro ukrainase ka arritur të mposht Qarabagun ku luajnë Admir Teli dhe Ansi Agolli.
Agolli ka qenë i plotë në humbjen e ekipit të tij si vendas sonte, derisa Teli mbeti rezervë gjatë gjithë ndeshjes.
Sulmuesi kroat, Nikola Kalinic ka shënuar dy herë për ukrainasit për të bërë edhe më të paqartë Grupin F kualifikues të Europa League, dy xhiro pa përfunduar kjo fazë.
Ndeshjet e radhës:
Inter - Dnipro | |||
St Etienne - Qarabag |
TABELA E GRUPIT F:
1 | Inter | 8 pikë | ||
2 | St Etienne | 4 pikë | ||
3 | Dnipro | 4 pikë | ||
4 | Qarabag | 4 pikë |