ANGLIA

REUTERS
Hodgson befason me ftesa
6 November, 2014 @15:03
Përzgjedhësi i përfaqësueses angleze, Roy Hodgson, ka bërë disa befasira në ekipin anglez që do t’i del përballë Sllovenisë dhe Skocisë gjatë nëntorit.
Saido Berahinho dhe Stewart Downing janë cilësuar befasi nga mediat angleze, por edhe ftesa për Theo Walcottin e Arsenalit.
Berahino ka shkëlqyer me ekipin e tij WBA këtë stinor dhe përkundër moshës 21 vjeçare, Hodgson e ka parë të arsyeshme ftesën, derisa Downing gjithashtu është në formë të mirë dhe nuk i ka ikur përzgjedhësit performanca e tij me West Ham Unitedin.
Sa i përket Walcottit, ai prej se është kthyer nga lëndimi ka zhvilluar vetëm 10 minuta lojë për Arsenalin - por kjo nuk ka ndonjë rëndësi për Hodgsonin që i din cilësitë e lojtarit që mungoi për 10 muaj në fusha të futbollit.
Anglia është në vend të parë në Grupin E kualifikues për EURO 2016 me pikë maksimale, 9, nga 3 ndeshje të zhvilluara. Sllovenia është e dyta dhe fitorja ndaj tyre do të thotë shumë për Albionët, derisa ndaj Skocisë luajnë ndeshje miqësore.
FTESAT:
Portierë: | Fraser Forster, Ben Foster, Joe Hart | ||
Mbrojtës: | Leighton Baines, Gary Cahill, Calum Chambers, Nathaniel Clyne, Kieran Gibbs, Phil Jagielka, Luke Shaw, Chris Smalling | ||
Mesfushorë: | Ross Barkley, Michael Carrick, Stewart Downing, Jordan Henderson, Adam Lallana, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain, Raheem Sterling, Andros Townsend, Jack Wilshere, Theo Walcott | ||
Sulmues: | Rickie Lambert, Wayne Rooney, Daniel Welbeck, Saido Berahino |