MONACO

asmonaco/facebook
Kthehet Berbagol
6 November, 2014 @14:24
Shitja e disa nga lojtarëve kyq të ekipit, ka ndikuar keq te Monaco në Ligue 1.
Ata tash varen nga sulmuesi me përvojë i Bullgarisë, Dimitar Berbatov (33 vjeç), që në xhirot e fundit ishte i lënduar.
Mirëpo, ekipi nga Principata duket të jetë gëzuar këtë javë, pasi që Berbatov ka nisur stërvitjet me ekipin dhe pritet të kthehet në ndeshje derbi ndaj St Ettiene të dielën.
Berbatov ka shënuar 2 gola deri më tani në Ligue 1 me Monacon, derisa asnjë lojtar tjetër nuk ka shënuar më shumë gola se ai në ekip.
Monaco është në vendin e shtatë të Ligue 1, me 18 pikë nga 12 ndeshje, e stinorin e kaluar ishte nënkampion i Francës.