GRUPI G

Grupi i Chelseat, i paqartë ende
5 November, 2014 @22:26
Agim Ibraimi (sulmuesi shqiptar i Maqedonisë) ka shënuar një gol mjeshtëror në ndeshjen e sotme për Mariborin dhe po të kishin qenë bashkëlojtarët e tij më saktë në dy raste tjera për këtë ekip, do të kishin arritur fitoren e parë të grupit, ndaj Chelseat.
Por, pasi që nuk shënuan ata në fund edhe shpëtuan nga humbja, pasi që Chelsea barazoi përmes serbit, Nemanja Matic, derisa Eden Hazardit penalltia iu mbrojt nga portieri i ekipit slloven, Jasmin Handanovic.
Chelsea vazhdon të jetë lider, por ende nuk ka siguruar teorikisht asgjë sa i përket kualifikimit.
Hakmarrja e Sportingut
Ndeshja tjetër e Grupit G, solli përsëri shumë gola. Pasi që në xhiron e kaluar Schalke kishte mposhtur në fund të ndeshjes 4-3 Sportingun, kësaj radhe portugezët iu hakmorrën gjermanëve.
Ekipi nga kryeqyteti portugez i mposhti gjermanët me rezultat 4-2, duke shtuar gjasat për kualifikim dhe duke nxjerrë rezultat më të mirë se Schalke në përballjet mes vete, që do të vihet në pyetje nëse këto dy skuadra përfundojnë grupin me pikë të njejta.
Ndeshjet e radhës:
Schalke - Chelsea | |||
Sporting - Maribor |
TABELA E GRUPIT G:
1 | Chelsea | 8 pikë | ||
2 | Schalke 04 | 5 pikë | ||
3 | Sporting Lisboa | 4 pikë | ||
4 | Maribor | 3 pikë |