ORGANIZOHET NË KOSOVË

Lista e futbollistëve dhe orari i kualifikueseve për U17
5 October, 2022 @12:26
Federata e Futbollit e Kosovës është organizatore e turneut kualifikues për kombëtaret nën 17-vjeç për Evropianin ‘Hungaria 2023’. Kosova bën pjesë në Grupin 8 së bashku me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen më 5, 8 dhe 11 tetor në stadiumet “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Kosova ndeshjen e parë e luan të mërkurën kundër Italisë, në orën 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e ku do të marrin pjesë edhe kryetari Agim Ademi dhe shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban.
Në këtë fazë kualifikuese janë 13 grupe, ku dy skuadrat e para në secilin grup do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në raundin elitar që zhvillohet në pranverë, së bashku me katër skuadrat e vendeve të treta në grupe me bilancet më të mira kundër dy të parave në grupeve të tyre. Ndërkaq, Hungaria si nikoqire kualifikohet drejtpërdrejt në turneun final me 16 ekipe pjesëmarrëse, e që mbahet nga 17 maji deri më 2 qershor 2023.
Kombëtarja U17 e Kosovës e drejtuar nga Arsim Abazi është përgatitur për këtë turne që disa ditë dhe është e gatshme për të dhënë më të mirën e saj.
Lista e futbollistëve të Kombëtares U17 të Kosovës:
Amar Demolli > Sh. F. Kurda
Amar Kashtanjeva > Fortuna Dusseldorf
Art Berisha > HJK Helsinki
Aruel Klinaku > Fc. St. Gallen
Aurel Limani > KF Ulpiana
Beart Zhubi > FC 2 Korriku
Blendrit Krasniqi > FC Prishtina
Edi Haziri > FC Augsburg
Elvaris Suplja > U.S. Sassuolo Calcio
Elvir Gashijani > FC 2 Korriku
Erion Salihu > FC Ferizaj
Fanol Lutolli > SSV Jahn Regensburg
Fatjon Mulaj > KF Onix
Granit Pllana > AC Vedelago Calcio
Idol Jashari > Sh. F. Roni 19
Leo Tafaj > Fc Servette
Luan Lleshi > KF Erzeni
Medin Gashi > FC Vushtrria
Nart Ahmeti > De Graafschap
Rron Kryeziu > FC Lugano.
Orari i ndeshjeve:
5 tetor 13:00 Finlanda – Greqia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’) 16:00 Kosova – Italia (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’) 8 tetor 13:00 Kosova – Greqia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti) 16:00 Italia – Finlanda (Stadiumi ‘Fadil Vokrri) 11 tetor 13:00 Greqia – Italia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti) 13:00 Kosova – Finlanda (Stadiumi ‘Fadil Vokrri) |