Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES, JAPONIA - KROACIA

Livakovic hero! Kroacia siguron çerekfinalen pas penalltive

Livakovic hero! Kroacia siguron çerekfinalen pas penalltive


5 December, 2022 @18:44

Skuadra e Kroacisë ka arritur të sigurojë çerekfinalen e Botërorit të Katarit 2022, ndërsa këtë e ka arritur vetëm pas penalltive, sipas zakonit që e ka, derisa portieri i tyre Dominik Livakovic u bë hero, duke mbrojtur tri penallti të samurajëve të kaltër për të fituar në fund, Japonia 1-1 (1-3) Kroacia.

Dominik Livakovic

Japonezët kanë humbur përsëri në penallti në Botërore, ndërsa Kroacia sipas zakonit që e ka, i kalon shumicën e ndeshjeve që i çon në vazhdime në Botërore, ngjashëm kishte bërë edhe në Botërorin e Rusisë dhe më parë.

REZULTATET, ORARI, RRUGA DREJT FINALES

Ka qenë Ivan Perisic i shkëlqyeshëm që i ka dhënë Kroacisë shpresa. Futbollisti i Tottenhamit shënoi me kokë në 10 minutat e para të pjesës së dytë, ndërsa më pas bëri edhe dallimin në fushë, pas epërsisë fillestare të Japonisë, që erdhi pak para fundit të pjesës së parë me Daizen Maeda.

Në vazhdime thuajse nuk kishte raste të mira, ndërsa Japonia la mbresa me paraqitjen e saj në këtë Botëror, e ekipi i Hajime Moriyasus u bë simpatiku në Katar.

Ivan Perisic

Japonia në pjesë të parë ka pasur disa raste të mira. Por pos Maedas, të tjerët “për pak” nuk arrinin t’i jepnin topit at prekje përfundimtare. Kroacia në anën tjetër me kalimin e lojës bëhej me e sigurtë dhe në fund edhe kërcënoi për fitore, duke ndalë kundërsulmet japoneze.

Në fund, penalltitë e japonezëve, tejet të dobëta për këtë nivel - derisa Dominik Livakovic mbrojti tre prej katër tentimeve të japonezëve për të çuar vendin e tij në cerekfinale të Botërorit ku presin fituesin e ndeshjes Brazili - Korea Jugore.

Me këtë humbje, sa i përket këtij Botërori, Japonia është bërë fituesi i parë i një grupi që është eliminuar në të tetën e finales!

Ivan Perisic në anën tjetër është bërë golashënuesi më i mirë i Kroacisë në histori të turneve të mëdha (EURO e Botërore) duke shënuar golin e dhjetë sot.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori