Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEREKFINALET: KROACIA - BRAZILI

Livakovic përsëri heroik! Kroacia eliminon Brazilin dhe arrin gj’finalen

Livakovic përsëri heroik! Kroacia eliminon Brazilin dhe arrin gj’finalen


9 December, 2022 @18:50

Portieri i Kroacisë, Dominik Livakovic (27), përsëri është bërë hero, ndërsa Kroacia nënkampionja aktuale e Botës ka eliminuar Brazilin përmes penalltive për të siguruar gjysmëfinalen e dytë radhazi në Botëror.

Livakovic nuk ka mbrojtur vetëm penallti, por edhe ka thyer rekordin e Kroacisë dhe të Botërorëve për ta (11), për pritje të tentimeve të kundërshtarit gjatë ndeshjes, ndërsa në fund Kroacia 1 (4) - 1 (2) [Bruno Petkovic 116 - Neymar 105+1].

Neymar

Luka Modric ka kontrolluar tërësisht ritmin e lojës përgjatë 90-minutave, ndërsa ato pak raste që kishte Brazili, mbroheshin nga Livakovic. Në vazhdime, ka qenë një moment kur Kroacia ra, dhe falë magjisë së Neymarit Brazili avancoi në fund të vazhdimit të parë.

Ylli i brazilianëve bëri dy herë pas të dyfishtë me bashkëlojtarët, ndërsa kur pranoi pasimin e fundit nga Lucas Paqueta kaloi edhe portierin Livakovic për të shënuar. Neymar me këtë gol barazoi rekordin e Pele-së në fanellë të Brazilit me 77 gola të shënuara.

Neymar

Por, asgjë nuk përfundoi këtu. Zëvendësuesi Bruno Petkovic u përkujdes për barazim, kur u gjet më së miri në zonë, pas disa pasimeve të gabuara më parë, për të barazuar dhe për të cuar ndeshjen në penallti.

E aty Kroacia, sikurse edhe në Botërorin e kaluar bëri të veten, ndërsa Livakovic mbrojti penalltinë e parë të brazilianëve nga Rodrygo, e në fund Marquinhos qëlloi shtyllën, derisa kroatët nuk gabuan me Nikola Vlasic, Lovro Majer, Luka Modric dhe Mislav Orsic. Vetëm Casemiro e Pedro shënuan te kariokët.

Bruno Petkovic

Festë e madhe e kroatëve pas ndeshjes, derisa favoriti i Botërorit Brazili nën vaj të disa lojtarëve, u eliminua. Kroacia pret fituesin e ndeshjes Holanda-Argjentina në gjysmëfinale të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori